Kukesi i rikthehet tradites ne mundje! Kupa e Republikes se Shqiperise ne Mundje “Stili i Lire dhe Greko Romake”.

Me nje organizim perfekt dhe me nje pjesmarrje masive, me date 24.05.2013 ne ora 9:00 ne Kendin e lojrave me dore te qytetit te Kukesit nisi Kupa e Republikes se Shqiperise ne mundje, “Stili i Lire dhe Greko Romake”.  Ne kete aktivitet moren pjese  gjithesej 14 ekipe. Ne mundje te lire moren pjese ekipet: Vllaznia, Kukesi, Korabi, Teuta, Kamza, Apollonia, Jonas Fitness Sport, Puka, Tirana dhe Burreli. Ne mundjen Greko Romake u paraqiten ekipet: Kukesi, Dinamo, Tomorri, Flamurtari, Burreli dhe MMA Tirana. Ekipet garuar ne peshat 55 Kg, 60 Kg, 66 Kg, 74 Kg, 84 Kg, 96 Kg dhe 120 Kg.

Te gjitha duelet paraqiten rivalitet pasi mundesat ishte te pregaditur fizikisht dhe taktikisht, paraqitje te me te mire e bene ekipet e Kukesit me kater vendte te para ne mundjen e lire dhe nje ne stilin Greko Romake. Per ekipin e Kukesit paraqitjen me te mire ne mundjen stil i “Lire” e beri kampioni nderkombetar Said Prizreni ne peshen 66 Kg si dhe mundesat Florian Rexha ne peshen 55 Kg, Edon Shala ne peshen 84 Kg, Egzon Shala ne peshen 96 Kg, Olsi Cenaj ne peshen 120 Kg, te cilet zune vendet e para dhe u shpallen kampion. Ne stilin Greko Romake per ekipin e kukesit paraqitjen me te mire e beri mundesi Elson Elezi ne peshen 55 Kg, i cili zuri vendin e pare, gjithashtu ne kete stil ekipi i Kukesit zuri dy vende te dyta dhe dy te treta.

 Persa i perket ekipe, ne Mundjen e Lire vendin e pare e zuri ekipi i Kukesit, vendin e dyte ekipi i Teutes, Vendin e trete ekipi i Vllaznise. Ne Stilin Greko Romake vendi i pare i takoi ekipit te Dinamos, vend i i dyte ekipit te Kukesit dhe vend i i trete ekipit te Tomorrit.

Kjo paraqitje e mire e ekipit te Kukesit vjen per shak te punes te palodheshme te trajnereve te ekipit Sabah Cenaj, Njazi Selmani, Olsi Cenaj dhe Ermir Matmuja. Dhe kontributit te vecante te Presidentit te ekipit te Kukesit Z. Ibsen Elezi.

Ekipi i Kukesit tani ka ne disposponon dhe tre palestra te reja stervitore, si dhe inftastrukturen e nevojshme per mbarevajtjen e ketij sporti.

Aktiviteti u mbyll me nje ceremony festive, ku u dhane cmimet kampioneve dhe u nderuan mundesat dhe personalitetet qe kane dhene kontribur ne vite ne sportin e mundjens per Rrethin e Kukesit.

Ky aktivitete u organizuar nga Federata Shqiptare e Mundjes dhe Keshilli i Qarkut Kukes.