Lundrim me anije drejt Tropojës përgjatë liqenit të Fierzës

Në kuadër të aktivitetit “Hapja e sezonit Turistik” në Valbonë, Këshilli i Qarkut Kukës organizoi një shëtitje me anije nga Kukësi në Tropojë përgjatë liqenit artificial të Fierzës.

Në këtë lundrim përfaqësues të institucioneve vendore, operatorë turistik dhe përfaqësues të shoqërise civile patën mundësi të shijonin pamjet piktoreske përgjatë liqenit.

Itinerari vazhdoi në qytetin e Bajram Currit, për të vijuar më pas drejt destinacionit të mrekullueshëm të Parkut Kombëtar të Valbonës.