Manifestimi i shkollave të qytetit në kuadër të “Ditës së Bujarisë”

Një manifestim në rrugët e qytetit, me pas demostrimet në sheshin "Skënderbej" të qytetit, hapën sot aktivitetet e organizuara me rastin e "Ditës se Bujarisë" evenimentit më të rëndësishëm të kalendarit lokal të qarkut tonë. Vlerësimet me të mira per Drejtorinë Arsimore Rajonale, Qendrën Kulturore të Fëmijëve dhe shkollat e qytetit që i dhanë qytetit larminë e ngjyrave dhe atmosferën që kishte munguar prej kaq kohësh.