Mbahet dita informuese ne kuader te Thirrjes se I-rë për projekt propozime e Programit IPA CBC Shqipëri - Kosove.

Sot me date 30/07/2012 ne Hotel "Gjallica", u mbajt dita informuese në kuadër Thirrjes se I-rë për Projekt propozime për të zbatuar skema granti në sektorin e Zhvillimit Ekonomik, Mjedisor, Kulturor dhe Social, të Programit IPA Bashkëpunimi Ndërkufitar (CBC) ndërmjet Republikës se Shqipërise dhe Kosovës 2010-2013. Kjo thirrje për propozim do të  zbatohet në:

Republikën e Shqipërise ne rajonet e lejuara të Programit:

  • Qarku Kukes,
  • Ne zonat shtese te programit Qarkun Shkoder dhe Dibër;

Kosovë ne dy rajonet e lejuara të Programit:

  • Rajoni Ekonomik Jugor dhe,
  • Rajoni Ekonomik Perëndimor i Kosovës

 Objektivat e programit do të arrihen duke zbatuar masat e mëposhtme:

  • Masa 1.1: Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor
  • Masa 1.2: Kohezioni social dhe shkëmbimet kulturore përmes aktiviteteve që afrojnë njerëzit dhe institucionet
  • Masa 2.1 – Administrimi, monitorimi dhe vlerësimi i Programit
  • Masa 2.2 - Informimi dhe Publiciteti për Programin

 Të drejtë aplikimi kanë:

  • Administrata të pushtetit vendor ( rajone, rrethe, bashki dhe komuna );
  • Shoqata profesionale;
  • Dhomat e Tregtisë dhe organizata të tjera që mbështesin biznesin; Agjenci / institucione jofitimprurëse kombëtare dhe vendore;
  • Organizata publike të qeverisjes qendrore ose vendore;
  • Zyrat vendore të punësimit;
  • Universitetet, shkollat, institucionet arsimore dhe kërkimore;
  • Qendrat e formimit profesional;
  • Parqet kombëtare;
  • Shoqatat kulturore dhe sportive;
  • OJF-të;

Cross-Border Cooperation Programme Albania – Kosovo*, 2010-2013