Mbahet takimi i pare mbi projektin "Common Roots and Cultural Cooperation".

Culture-Media-Art Association ne bashkepunim me Keshillin  e  Qarkut Kukes mbajti  sot, me date 21/06/2012 takimin e pare mbi projektin "Common Roots and Cultural Cooperation" bashkefinancuar nga Komisioni Europian ne kuader te Programit Cross-Border Cooperation IPA Shqiperi - Mali i Zi.

Aplikanti kryesor i ketij projekti eshte Culture-Media-Art Association me presidente Znj. Zana Cela ndersa Qarku Kukes eshte perfshire si partner kryesor.

Ky projekt ka si qellim shkembimet institucionale dhe kulturore mes Komunes se Cetinjes te Malit te Zi dhe Qarkut Kukes te Shqiperise, si dhe promovimin e vlerave kulturore te tyre.

Kohezgjatja e tij do te jete 12 muaj. Ne kete takim moren pjese artiste te ndryshem te fushes se Artit te Qarkut Kukes. Ata shprehen idete e tyre dhe diskutuan mbi formen e organizimit te shfaqjeve te cilat do te organizohen ne muajt Shtator - Tetor 2012.

Nje tjeter aktivitet kryesor gjate shfaqjeve do te jete edhe panairi i punimeve artizanale te zonave. Ky projekt ka nisur punen per te realizuar qellimin dhe objektivat e tij kryesore.

Ne vazhdim do jene takimet e radhes mes aktoreve te interesit per realizimin me sukses te ketij projekti.