Mbledhja e Keshillit te Qarkut 13.10.2014

Sot me date 13.10.2014 u zhvillua mbledhja e radhes se KQK-se ku u shqyrtuan dhe u miratuan nje sere vendimesh.

Nje nder pikat e rendesishme ishte shpallja e Park Rajonal Natyror (PRN), LIQENIT TE FIERZES dhe NIKAJ MERTURIT ne rrethin e Tropojes.
Per arsye te potencialit te eko sistemit natyror ne keto zona nepermjet shpalljes zone e mbrojtur do te behet e mundur zbatimi i njesere projektesh dhe programesh.

Nje pike tjeter e miratuar ne kete mbledhje ishte miratimi i dy memorandumeve te mirkuptimit midis Keshillit te Qarkut, eco-partners (ECOP) dhe euro-partners (EPD) te cilat do te bejne te mundur bashkpunimin e tyre ne zbatimin e projekteve ne kuader te JPA CBC.

Gjithashtu data 13 qershor u miratua si aktiviteti i kalendarit te eventeve lokale me emertimin "Dita e Drinit", dite ne te cilen do te behet sensibilizimi dhe promovimi i pasurive natyrore per mbrojtjen e mjedisit.
Ne baze te kerkeses se bere nga Bashkia Kukes u miratua gjithashtu dhe linja e transportit te udhetareve nder-qytetas KUKES-KRUME-KUKES.