MBLEDHJA E RRADHES E KESHILLIT TE QARKUT KUKES

Bazuar ne Ligjin nr. 139/2015, date 17.12.2015 ‘Per veteqeverisjen vendore” u organizua mbledhja e rradhes se Keshillit te Qarkut Kukes.
Ne kete mbledhje u disktua mbi bashkefinancimin e projektit “Funksionimi i Qendrave Turistike ne Qarkun e Kukesit dhe promovimi i turizmit ne rajon”, duke e konsideruar si teper te domosdoshme vinien ne funksion te tyre per te promovuar atraksionet turistike, monumentet natyrore, kulturen dhe traditen e Qarkut tone.

Gjithashtu, u miratua bashkefinancimi i projekteve “Ditet e Valbones” dhe “Peligrinazh Pashtrik” te cilat promovojne vlerat turistike te rajonit tone dhe rrisin me teper interesin e turisteve vendas dhe te huaj per ta vizituar kete vend.

Ngritja e Komisionit te Mbrojtjes se Tokes ne Keshillin e Qarkut Kukes ishte nje pike tjeter e rendit te dites.