Mbledhja e rradhës së Këshillit të Qarkut Kukës

Bazuar në ligjin Nr.8652 datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore„ neni 53, u zhvillua mbledhja e rradhës së Këshillit të Qarkut Kukës.

Një ndër pikat kryesore të kësaj mbledhje ishte analiza financiare 6-mujore e institucionit,  si dhe miratimi i programit buxhetor afat-mesëm (PBA) 2015-2017.

Gjithashtu një tjetër pikë e rendit të ditës ishte propozimi për shpalljen e liqenit të Fierzës dhe pellgut ujëmbledhës “Zonë e Mbrojtur” dhe përfshirjen e tij në fushën e veprimit të liqeneve ndërkufitare.

Në këtë mbledhje u miratua edhe Rregullorja e Funksionimit të Administratës së Këshillit të Qarkut Kukës.