Me date 23 Korrik u hap Kampi Veror per femijet e arsimit 9-vjecar

 
Ky kamp veror  funsionon prej 6- vitesh fillimisht i financuar nga Bashkia Kukes dhe DAR Kukes, me pas financuar nga UNICEF ne bashkepunim me DAR Kukes ndersa kete vit eshte financuar nga Keshilli i Qarkut Kukes ne bashkepunim me DAR Kukes.
Ky kamp zhvillohet me dy ture 10 – ditore dhe ne secilin tur marrin pjese rreth 100 femije ne nevoje, femije qe kane tendence braktisjen e shkolles dhe femije rom. Cdo dite femijet organizohen nepermjet programeve dhe aktiviteteve te miratuara nen kujdesin e instruktoreve te sportit, artit dhe shkences duke bere aktivitete te ndryshme, vizita ne vende te ndryshme per njohjen e vendlindjes si dhe dhe historikun e saj.
Turi mbyllet me nje aktivitet ku perfshihen femijet pjesmarres.