Miratohen Prioritetet e Keshillit te Qarkut Kukes per vitin 2014

Bazuar ne ligjin Nr.8652 date 31.07.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore„ neni 53, me date 06.02.2014, ora 11.ºº, u zhvillua mbledhja e Keshillit te Qarkut Kukes.

Nje nder pikat kryesore te kesaj mbledhjeje ishte Analiza e punes nje vjecare te Keshillit te Qarkut Kukes per vitin 2013, ku u analizuan objektivat vjetor, detyrat e ngarkuara nga aktet ligjore dhe nenligjore, si dhe detyrat e dala nga te tretet.
Gjithashtu u prezantuan shkurtimisht prioritet per vitin 2014 nder te cilat mund te permendim:
1.Projektet ne fushen e Turizmit
2. Projektet per Mjedisin
3. Projektet ne fushen Sociale
4. Projektet ne Infrastrukture

Per promovimin e vlerave historike, kulturore, artistike te rajonit tone, si dhe bukurite natyrore qe ofron Qarku Kukes, u miratua Kalendari i Eventeve Lokale ne nivel Qarku.

Ne kete mbledhje u miratua gjithashtu buxheti i vitit 2014, ku pervec zerave baze te buxhetit, jane planifikuar fonde per financimin e projekteve dhe aktiviteteve ne baze te kalendarit.