Monodramë " Trungu i Pjeshkës "

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Këshillit të Qarkut Kukës u organizua në qytetin e Lezhës, shfaqja e Monodramës “ Trungu u Pjeshkës”, interpretuar nga aktori  Qazim Velia.

Kjo monodramë e përshtatur për skenë nga Bashkim Hoxha i kushtohet figurës së ndritur të At Zef Pëllumbit.  Aktori kuksian u prit ngroht nga spektatori për interpretimin e tij.

Pas shfaqjes, Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës, z.Ibsen Elezi, shtroi një koktejl për të pranishmit.