Nenshkruhet Marreveshja e Mirekuptimit midis Keshillit te Qarkut Kukes dhe kompanive PYUNG JU DEVELOPMENT dhe KROMEX sh.p.k

Kompania koreane PYUNG JU DEVELOPMENT dhe kompania shqiptare KROMEX sh.p.k, zhvilluan sot nje takim me Kryetarin e Keshillit te Qarkut Kukes z.Ibsen Elezi, ku prezantuan aktivitetin e tyre ne fushen e shfrytezimit te minierave.

Objektivi i tyre ne Qarkun e Kukesit eshte shfrytezimi dhe perpunimi i mineralit te kromit ku do te punesohen rreth 150 persona. Gjithashtu kjo kompani do te investoje ne fushen e shfrytezimit dhe perpunimit te mineralit te bakrit ku do te punesohen rreth 200 persona. Te dyja keto projekte kane nje fond investimi rreth 20 mln USD per nje periudhe 4-vjeçare.

Gjithashtu, kompania koreane mendon te investoje ne Shqiperi per hapjen e nje fabrike te hekur-nikelit me nje fond prej 600 mln USD, ku mendohet te punesohen rreth 1500 persona.

Kryetari i Keshilllit te Qarkut u premtoi perfaqesuesve te kompanive te mesiperme mbeshtetje te plote ne koordinimin e proçedurave, midis organeve  te qeverisjes qendrore dhe vendore, organizatave lokale, etj per nje implementim te sukseshem te ketij projekti.

Ne fund te takimit mes paleve pjesemarrese u nenshkrua Marreveshja e Mirekuptimit.