Ngritja e Kapaciteteve te Strukturave te Qarkut Kukes per Personat me Aftesi te Kufizuara.

Organizata "Partnere per Femijet" ne bashkepunim me Keshillin e Qarkut Kukes organizuan nje trajnim me anetaret e Nen-Komisionit per Personat me Aftesi te Kufizuara, nen-komision ky, i ngritur me vendim te Keshillit te Qarkut Kukes ne kuader te zbatimit te projektit "Permiresimi i Ofrimit te Sherbimeve Rehabilituese dhe Shendetesore per Femijet me Aftesi te Kufizuara dhe Familjet e tyre permes Ngritjes se Kapaciteteve te Strukturave te Qarkut Kukes".

Ky projekt financohet nga fondacioni SOROS dhe zbatohet nga organizata "Partnere per Femijet" ne bashkepunim me Keshillin e Qarkut Kukes dhe Drejtorine e Shendetit Publik. 

Qellimi i ketij trajnimi ishte ngritja e kapaciteteve te anetareve te Nen-Komisionit mbi hartimin e Planit Strategjik per Femijet me Aftesi te Kufizuara ne Qarkun Kukes.

Ne kete takim u diskutua rreth pervojave te pjesemarresve ne Planifikim apo hartim te Planit Strategjik, per konceptet e elementeve qe perbejne nje Plan Strategjik dhe si do te kryehet planifikimi i Planit Strategjik nga Nen-Komisioni i Personave me Aftesi te Kufizuara. Nje element tjeter i trajnimit ishte dhe analiza SWOT e cila eshte nje komponent i rendesishem ne hartimin e nje Plani Strategjik.