Njoftim-Thirrje per shprehje interesi“Trajnim per ngritje kapacitetesh per stafin e Agjencise se Zhvillimit Rajonal Kukes”

Ne kuader te zbatimit te projektit “Adresimi ne nivel lokal i sfides se punesimit te te rinjve ne Shqiperi”, projekt ky i financuar nga Agjencia Zvicerane per Zhvillim (SDC) dhe zbatuar nga Zyra Nderkombetare e Punes (ILo) dhe UNDP, Keshilli i Qarkut Kukes shpall;
Thirrjen per Shprehje Interesi per:
“Trajnim per ngritje kapacitetesh te stafit te Agjensise se Zhvillimit Rajonal Kukes ne fushen e menaxhimit te ciklit te projektit dhe mbi teknikat e mbledhjes se fondeve”
Kjo mase e parashikuar ne Paktin Territorial te Punesimit synon rritjen e efikasitetin te stafit te Agjencise, per ta bere ate nje strukture ekzekutive te afte per te perkthyer direktivat strategjike ne masa konkrete permes hartimit te projekteve te ndryshme per sektorin e biznesit ose aktore te tjere ne nivel rajonal.
Per me shume informacion mbi kriteret e aplikimit, te interesuarit mund te vizitojne rubriken Publikime ne faqen zyrtare te Keshillit te Qarkut Kukes www.kqk.gov.al dhe faqen zyrtare UNDP-Albania.
Aplikimet duhet te dergohen me poste ose personalisht ne dy kopje jo me vone se dita e Premte, date 4 Prill 2014, ora 12:00 ne adresat e meposhtme:

Z.Bukurosh Onuzi
Kordinator Rajonal per Kukesin
Adresa: Keshilli i Qarkut Kukes
E-mail: kukes_tep@ilo.org
Mobile: +355 69 20 96 645

Znj.Pranvera Vejseli
Specialiste e Sherbimeve Sociale
Adresa: Keshilli I Qarkut Kukes
E-mail: pranvera.vejseli@kqk.gov.al
Mobile: +355 69 60 09 735