Operatorë Turistikë Çek vizitojnë Qarkun e Kukësit

Turizmi malor në Qarkun e Kukësit po tërheq gjithnjë e më shumë interesin e të apasionuarëve pas natyrës.

Sot 12  Operatorë Turistikë çek të interesuar për turizmin në Qarkun e Kukësit vizituan ambientet e Këshillit të Qarkut, të shoqëruar nga ish-ambasadori çek. Gjatë këtij takimi u bashkëbisedua rreth vlerave të turizmit malorë të qarkut tonë dhe mundësisë së bashkëpunimit. Operatorët Turistikë u njohën me një pasqyrë të përgjithshme të Qarkut dhe u pajisën me materiale promovuese, si dhe harta me informacione për rajonin.

Ata shfaqën interes për njohjen e natyrës, vlerave kulturore dhe tradicionale të zonave në qarkun tonë.

Në fund të takimit, si shenjë mirënjohje për bashkëpunimin dhe bujarinë, Kryetarit të Këshillit të Qarkut , z. Ibsen Elezi, iu dha një çertifikatë mirënjohje.

Itinerari i tyre do të vazhdojë drejt Luginës së Valbonës, ku operatorët turistikë përveç bukurive natyrore do të kenë mundësinë të shijojnë gatimet tradicionale vendase.