Organizata Italiane “Noesis” dhe perfaqesues te “Art Gold 2” UNDP vizite ne Qarkun e Kukësit.

Sot me datë 24.01.2013, përfaqësuesi i Organizatës Joqeveritare “noesis”  z. Armando Fizzarotti, me stafin e tij dhe dhe perfaqesues te organizates ART GOLD , zhvilluan  një takim me Kryetarin e Këshillit të Qarkut Kukës, z. Ibsen Elezi dhe stafin e tij.

z. Estevan Ikonomi i shoqates Art Gold  bëri një prezantim të shkurtër të organizatës dhe misionit te tij, dhe shprehu interesin e tij per te bashkepunuar me Qarkun e Kukesit dhe krijimin e partneriteteve me qarqe te tjera te Shqiperise, dhe bashke me perfaqesuesit e “noesis” rane dakord qe te ndihmojne institucionin tone ne shkrimin e projekteve dhe bashkepunim te ngushte  ne te ardhmen.

Gjatë takimit nga palët u diskutua mbi projekt-ide per te marre pjese ne thirrjen e pare per propozime ne lidhje me programin IADSA me Italine.

Pas diskutimit të këtyre projekt - ideve palët shprehën gadishmërinë e tyre për një bashkëpunim të ngushtë per tu paraqitur me nje projekt te rendesishem  në mbështetje të zhvillimit te rajonit të Kukësit.