Organizohet Konferenca e zhvillimit rajonal

Me daten 06 Qershor 2012 u organizua Konferenca Lokale per  prezantimin  dhe konsultimin e Strategjisë se Zhvillimit Rajonal, gjithashtu edhe konceptet e projekteve që janë konsideruar iniciativa përparësore për financim dhe zbatim.

Qellimi i ketij takimi:

  • Familjarizimi i komunitetit më të gjerë me produktet e procesit të planifikimit strategjik dhe zhvillimin e projekteve për qarkun: Strategjia e Zhvillimit Rajonal dhe Konceptet e Projekteve.
  • Përfundimi i procesit të konsultimeve të Strategjisë së Zhvillimit Rajonal në përgatitje për adoptimin e dokumentit dhe vazhdimit të zbatimit të tij.
  • Ndarja e ‘mësimeve të zhvillimit’ që janë mësuar në nivel rajonal në kuadër të Projektit UNDP – ISD
  • Njohja e arritjeve të personave dhe institucioneve të përfshirë në planifikimin strategjik dhe zhvillimin e projekteve në qark.

Pjesëmarrësit e takimit

Përfaqësuesit e autoriteteve lokale dhe rajonale, që merren me planifikimin strategjik dhe projektet e zhvillimit, përfaqësues të drejtorive dhe agjencive ministrore, përfaqësues të dhomave të tregtisë dhe shoqatave të biznesit, si dhe OJQ-të active.

Ne fund te takimit u shperndane certifikata per personat e trajnuar.

Projekti Mbështetje e Integruar për decentralizimin, financuar bashkërisht nga Bashkimi Evropian dhe PNUD-i është zbatuar nga PNUD në Shqipëri që nga Tetori 2008 në partneritet të ngushtë me Qeverinë dhe aktorët kyç të zhvillimit. Projekti ka punuar në nivel kombëtar dhe rajonal, duke promovuar një reagim kombëtar për zhvillimin rajonal dhe mbështetje për përgatitjet për Kuadrin Strategjik të Koherencës dhe IPA III (Zhvillimi Rajonal). Në nivel rajonal,  ka mbështetur zhvillimin e katër strategjive rajonale dhe përgatitjet e projekteve për qarqet Berat, Dibër, Elbasan dhe Kukës. Ka ndërmarrë gjithashtu edhe rritjen e kapaciteteve në mbështetje të të gjitha aktiviteteve. Ghithashtu ka siguruar edhe mbështetje financiare për projekte të veçanta të infrastrukturës në qarqet në fjalë.

Gjatë periudhës së zbatimit të Projektit janë marrë shumë mësime praktike, sidomos në qarqe. Projekti UNDP – ISD ka përfshirë shumë partnerë rajonal dhe lokal në procesin e planifikimt strategjik për zhvillim. Në bashkëpunim të ngushtë me Autoritetet Rajonale, është rënë dakord për të ndarë ‘mësimet e zhvillimit’ nga projekti për përfitimin e kominitetit më të gjerë rajonal, e për këtë janë organizuar Konferenca të Zhvillimit Rajonal në të gjitha qarqet pilote. Është bërë një investim I konsiderueshëm në rritjen e kapaciteteve të administrative të qarkut dhe organizatave të tjera rajonale/lokale për të menaxhuar zhvillimin rajonal, në të dy aspektet, në atë të planifikimit strategjik dhe atij të menaxhimit të projekteve.