Organizohet takimin me titull “PREXAlbania - Portali i parë i ekspertizës Shqiptare – mundësi inovative për një zhvillim të shpejtë dhe të qëndrueshëm”.

Sot me date 18.06.2012 Fondacioni Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF) në bashkepunim me Keshillin e Qarkut e Kukes organizoi takimin me titull “PREXAlbania - Portali i parë i ekspertizës Shqiptare – mundësi inovative për një zhvillim të shpejtë dhe të qëndrueshëm”.

Takimi kishte në fokus njohjen e organizatave lokale, përfaqësuese të shoqërisë civile, biznesit, universitetit, eksperteve dhe individëve me këtë mjet informacioni dhe mundësine  që Fondacioni ALCDF u ofron atyre për rritje kapacitetesh.

Përvoja e ALCDF është modeli i pare në Shqipëri që ofron dy lehtësira për zhvillimin rural:

Ofrim Grantesh (Fondi Partneritetit për Inovacion, i cili mbështet iniciativat e aktorëve locale në projekte që ofrojnë zgjidhje inovative)

 dhe Njesia e Ndërmjetësimit( PORTAL-i i cili lidh të interesuarit, ose bën marrjen e informacionit të tregut transparent dhe të arritshëm).