Organizohet Workshopi : “Mirë menaxhimi i mbetjeve, detyrë dhe sfidë e pushtetit vendor".

Sot me date 10.05.2012 prane Keshillit te Qarkut Kukes u organizua Workshopi :

 

“Mirë menaxhimi i mbetjeve, detyrë dhe sfidë e pushtetit vendor. Përfshirja dhe Informimi i Publikut detyrim i Konventës së Aarhus-it.”

Ky takim u organizua nga Këshilli i Qarkut Kukës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Tiranë. Ky Workshop shërbeu për të bërë një apel për bashkërendim të aktorëve dhe institucioneve në menaxhimin e mbetjeve urbane në të gjitha Njësitë Vendore të Qarkut të Kukësit.

 

Ky takim, solli një prezantim:

  1. Të legjislacionit të ri qe rrjedh nga transpozimi i legjislacionit te BE per menaxhimin e mbetjeve urbane  [ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve, plani kombëtar për menaxhimin e mbetjeve urbane, strategjia kombëtare për menaxhimin e mbetjeve]
  2. Detyrimet dhe sfidat për njësitë vendore. 
  3. Mbi bazën e planit dhe strategjisë kombëtare të mbetjeve - një analizë të  situatës aktuale, si dhe ndërgjegjësim për menaxhimin e mbetjeve urbane në nivel lokal përmes bashkërendimit të punës së gjithë institucioneve lokale.
  4. Cilat do te jene hapat dhe iniciativat lokale që do të duhet të ndërmerren në këtë fushë.

 

Ne takimi moren pjese specialistë dhe drejtues nga institucionet përgjegjëse lokale, bashki, qark, prefekturë, Axhensia Rajonale Mjedisit, shkolla, Drejtoria Arsimore Rajonale, OJF, si dhe perfaqesues te bizneseve te ndryshme qe kane ndikim  ne mjedis.