Pastrimi i ujrave të liqenit të Fierzës dhe zonave përreth tij.

Ky projekt u mbështet nga nisma të përbashkëta të Këshillit të Qarkut Kukës dhe Prefekturës, për të nxitur vetëdijen për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, pasi ndotja e liqenit të Fierzës po bëhet gjithnjë e më shumë problematike në këtë sezon të prurjeve të mbetjeve nga të dyja anët e kufirit.
Grupi i punës i cili përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme pasi hartuan planin e veprimit të aksionit për pastrimin e liqenit, u ndanë bashkë me vullnetarët në disa nga zonat ku ndotja është më kritike. Për pastrimin e sipërfaqes së liqenit u kontraktuan 6 varka të cilat operuan në sipërfaqen e ujërave.

Në këtë aksion morën pjesë përfaqësues të;
• Drejtorisë Rajonale Mjedisit
• Inspektoriati i ISHMPU
• Detashmenti Rajonal i Mbrojtjes
• Drejtoria e Policisë Qarkut Kukës
• Universiteti i Kukësit
• Shkolla e mesme “Havzi Nela” Kukes
• Shkolla e mesme “Ahmet Voka” Gostil
• Bashkia Kukës dhe Komuna Shtiqën

Baza materiale për pastrimin e mbetjeve u sigurua nga fondet e Këshillit të Qarkut Kukës, ndërsa Bashkia Kukës dhe Komuna Shtiqën siguruan mjete transporti për mbetjet e grumbulluara. Mbetjet do të ndahen në dy grupe, mbetjet që riciklohen do të tërhiqen nga kompanitë ricikluese.

Përgjegjesit e grupeve monitoruan gjatë gjithë kohës mbarëvajtjen e operacionit ndërsa Policia e Shtetit ishte mbështetje për sigurinë e vullnetarëve.

Për qëndrueshmërinë e këtij projekti është e nevojshme domosdoshmëria e bashkëpunimit ndërkufitar, pasi është prioritar për mjedisin ku jetojmë dhe ekosistemin, dhe ndotja vjen më së shumti nga ana tjetër e kufirit.