Perfaqesuesve te Organizates nderkombetare dhe nderqeveritare, SWG vizitojne Qarkun Kukes.

Ne Zyrat e Qarkut Kukes u organizua pritja e delegacionit te perfaqesuesve te Organizates nderkombetare dhe nderqeveritare, SWG, pergjegjese per bujqesine dhe zhvillimin rural per vendet e Europes Jug-Lindore me date 28 Qershor, 2012.

Delegacioni perbehej nga perfaqesues te rendesishem te kesaj organizate si Z. Kaj Fuhring Mortensen, konsulent i larte i çeshtjeve te BE-s, Z. Boban Iliç, sekretar i pergjithshem i SWG-se, Zj. Irena Dzimrevska, Shefja e Operacioneve, Z. Zvonko Naumoski, Konsulent Rajonal etj.

Kryetari I Qarkut, Z. Ibsen Elezi beri nje panorame te Qarkut Kukes si dhe te nevojave dhe prioriteteve te rajonit ne kuader te zhvillimit ekonomik, kulturor dhe social.

Perfaqesuesit e kesaj organizate falenderuan Z. Elezi per bashkepunimin dhe mbeshtetjen nga ana e tij dhe e stafit administrative ne te gjitha sesionet e punetorise te organizuara nga kjo organizate per hartimin e nje Strategjie Rajonale per Sharra Region, pjese e te cilit eshte edhe Rrethi I Kukesit.

Z. Elezi siguroi pjesmarresit se ai dhe gjithe stafi i tij do vazhdojne te jene bashkpunues dhe mbeshtetes ne vijueshmerine e ketij projekti.