Perurohet Qendra Rajonale e Informacionit Turistik

Keshilli i Qarkut Kukes ne bashkepunim me UNDP peruruan me date 28 Dhjetor 2012 Qendren Rajonale te Informacionit Turistik.

Qendra e Informacionit Turistik eshte pjese e Projektit per Promovimin e Turizmit dhe Mbrojtjes se Mjedisit, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP ne bashkepunim me Keshillin e Qarkut Kukes.

Kjo qender perfaqeson nje element te veçante te mikepritjes se turisteve te huaj dhe vendas duke ju siguruar informacionin e nevojshem , keshilla dhe orientime te vlefshme per destinacione turistike  te ndryshme te rajonit tone.

Ne ceremoni moren pjese perfaqesues te larte te UNDP, drejtues te institucioneve, drejtues te njesive te qeverisjes vendore, OJF si dhe te ftuar te tjere.

Shiriti i perurimit u pre nga Z. Freddy Austly  Zv/Drejtor i UNDP per Shqiperine  dhe Kryetari i Keshillit te Qarkut Kukes Z. Ibsen Elezi.                                                                                                                           

Keshilli i Qarkut Kukes ka pajisur kete Qender  Turistike me produkte vendase dhe  punime arizanale te punuara me mjeshteri nga artizanet  Kuksiane.

Gjithashtu Salla e Qendres se Informacionit  ofron mundesi per organizimin e aktiviteteve te ndryshme , si dhe per prezantime dhe seminare me programe audio dhe video.

Kjo qender eshte nje risi per Rajonin e Kukesit dhe nje hap i madh drejt zhvillimit te turizmit.