Perzgjedhja e Emblemes (Logos) se Keshillit se Qarkut Kukes

Keshilli i Qarkut Kukes me vendimin Nr. 11, date 06.03.2012, vendosi  fillimin e proçedurave te realizimit te emblemes (logos) se institucionit.

Iniciativa per ndryshimin e emblemes se meparshme u mor per arsye se ajo nuk plotesonte disa tregues unik te shprehjes artistike, pasqyrimit te disa elementeve kulturor te trevave te Qarkut te Kukesit, si dhe paraqitjen e saj nga ana kompozicionale.

Me date 18.07.2012 u zhvillua konkursi per vleresimin dhe perzgjedhjen e emblemes se KQK-se ku moren pjese 5 konkurente te cilet paraqiten punimet e tyre te shoqeruara me relacionin shpjegues.

Komisioni i vleresimit i perbere nga: 

 

Emri Mbiemri Funksioni Pozicioni
1 Ibsen Elezi Kryetar i Keshillit te Qarkut Kukes Kryetar
2 Muhamet Ahmeti Pedagog ne Fakultetin e Arteve-Prishtine Anetar
3 Aferdita Onuzi Etnologe Anetar
4 Petrit Palushi Drejtor i Radio Kukesit (Shkrimtar) Anetar
5 Ilmi Hoxha Piktor Anetar

Pas shqyrtimit te punimeve aplikuese, te paraqitura nga:

  1. Gezim Meka (Kukes)
  2. Kujtim Bilali (Kukes)
  3. Nazif Dokle (Kukes)
  4. Ramazan Memishi (Kukes)
  5. Refki Gollopeni (Therande)

perzgjodhi punimin e paraqitur nga autori Refki Gollopeni (Therande-Kosove), i cili ishte realizuar ne nivel te larte artistik dhe profesional.