Plan Biznese konkuruese me mundesi financimi nga Keshilli i Qarkut Kukes

Ne ambjentet e Keshillit te Qarkut Kukes u organizua nje takim me studente dhe pedagoge te Filialit te Fakultetit Ekonomik te Tiranes, ne Kukes.
Ne takim studentet u njohen me nismen e marre nga Keshilli i Qarkut Kukes per mundesine e financimit i te pakten dy plan bizneseve konkuruese te hartuara nga vete studentet e ketij Filiali.

Studentet pjesmarres ne takim bene prezent idete e tyre te plan bizneseve te mundeshme. Ajo çfare u theksua me se shumti ishte koordinimi i ideve konkuruese me politikat e zhvillimit te rajonit ne perputhje dhe me Strategjine Rajonale te hartuar dhe miratuar per periudhen 2012-2016.

Studentet propozuan qe ne takimin e ardhshem te paraqiten me me shume ide dhe projekt-koncepte interesante dhe konkuruese ne fushat e ndryshme te zhvillimit