Plani i Veprimit per Mbrotjen e të Drejtave të Fëmijëve, 2012-2020.

Shoqata ALB-AID në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Kukës dhe Njësinë për Mbrotjen e të Drejtave të Fëmijës organizoi një takim me aktorët lokal të qarkut Kukes ku u diskutua mbi draft Planin e Veprimit për Mbrotjen e të Drejtave të Fëmijës 2012-2020. Ky plan veprimi vjen pas publikimit të raportit të progresit mbi Strategjinë Rajonale për Mbrotjen e të Drejtave të Fëmijës dhe miratimit të tij në Këshillin e Qarkut Kukes.

Ky dokument po hartohet në kuadër të projektit “Mbështetja për fuqizimin e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve” në qarkun e Kukësit, (MNjDF) i cili financohet nga UNICEF dhe zbatohet nga shoqata ALB-AID.