Plani strategjik tre vjeçar për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Shoqata “Partnerët për fëmijë” ka promovuar në mjediset e bar Amerikës planin strategjik “Planin strategjik tre vjeçar për fëmijët me aftësi të kufizuara në qarkun e Kukësit”. Ky plan është hartuar nga Nën-komisioni për Personat me Aftësi të Kufizuara i cili është ngritur dhe vënë në funksion në kuadër të projektit Përmirësimi i Ofrimit të Shërbimeve Rehabilituese dhe Shëndetësore për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara dhe Familjet e tyre përmes Ngritjes së Strukturave të Qarkut Kukës, projekt i cili është zbatuar nga organizata Partnerë për Fëmijët në qarkun Kukës dhe financuar nga fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, SOROS.

Ky takim përveç promovimit të këtij plani kishte si qëllim edhe ndërgjegjësimin për angazhimin e të gjithë aktorëve të shoqërisë për të kontribuar ne drejtim të përmirësimit të të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Në këtë takim morën pjesë drejtoresha e shoqatës Partnerë për Fëmijët  znj. Ingrid Jones, kryetari i Këshillit të qarkut Kukës z. Ibsen Elezi, drejtues te institucioneve, shkollave, përfaqësues të pushtetit lokal dhe shoqërisë civile.