Prezantimi i prodhimeve të Dragashit në Kukës

Agjencia për Zhvillim Rajonal Jug, nga Kosova, në bashkëpunim më Këshillin e Qarkut Kukës, organizuan Panairin me prezantime të prodhimeve të Dragashit në qytetin e Kukësit.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Projektit “Mbështetje Komunës së Dragashit, në Zbatimin e Planit Zhvillimor”, mundësuar nga UNDP Programi në Kosovë dhe financuar nga Ambasada Finlandeze në Kosovë.

Në këtë panair u prezantuan produkte të tre fushave:

  • Bletari
  • Punime artizanale
  • Fruta të malit

Morën pjesë përfaqësues nga Kosova dhe Shqipëria, institucionet vendore, OJF, biznese lokale, bletarë, fermer dhe qytetarë të interesuar për produktet e panairit.

Ky aktivitet, ishte një hap drejt bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet dy rajoneve ndërkufitare