Programi i perbashket i Kombeve te Bashkuara per Punesimin dhe Migrimin e te Rinjve organizoi nje seminar dy ditor ne datat 17-18 Maj, 2012 ne Razem, Shkoder.

Ne Resortin Natyral te Razmes, ne Shkoder u organizua një takim dy ditor për programet për nxitjen dhe formalizimin e punësimit të të rinjve që zbatohen në territore të caktuara dhe përkatësisht: Pakti Territorial për punësimin e të Rinjve në Qarkun e Kukësit dhe Fondi Rajonal i Punësimit dhe Formimit në Qarkun e Shkodrës, me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Punësimin dhe Migrimin e të Rinjve.

Ne kete takim moren pjese Kryetaret respektive te Qarqeve Kukes dhe Shkoder, Z. Ibsen Elezi, Z. Maxhit Cungu si dhe zëvendës Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Shanseve të barabarta z. Kastriot Sulkaj, i cili bëri një përshkrim të përgjithshëm të ndërhyrjeve në nivel kombëtar në mbështetje të punësimit të të rinjve

Z. Ibsen Elezi informoi pjesmarresit mbi ecurine e zbatimit te Paktit Territorial per Punesimin e te Rinjve ne Qarkun e Kukesit, program ky i iniciuar nga ILO (organizata nderkombetare e punes) dhe drejtuar nga Zj. Zampini.

Z. Cungu ne prezantim te programit per Krijimin e Fondit Rajonal per punesim beri nje ekspoze te punes se bere ne bashkpunim me programin ILO.

Ne kete takim moren pjese Drejtori i Shërbimit Kombëtar për punësimin z. Thoma Miço, përfaqësues të drejtorive rajonale përkatëse dhe Qendrave të Formimit Profesional të qarqeve të sipërpërmendura e donatore.

Të gjithë pjesëmarrësit së bashku, morën falenderimet e Ministrisë së Punës në lidhje me punën e mirë te bere në këtë drejtim si dhe analizen specifike të këtyre rasteve, duke theksuar se është mirë që përvoja të tilla të perçohen nëpërmjet një mekanizmi të ri ligjor edhe në qarqet e tjera të vendit.