Projekti Strategjik, ndertimi i rruges Shishtavec - Dragash.

 “Ndertojme se bashku nje rajon terheqes dhe te begate” eshte titulli i Projektit Strategjik IPA CBC 2012 – 2013. Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian me nje shume prej 2.160.000 Euro (konkretisht 1.080.000 Euro per Shqiperine dhe 1.080.000 Euro per Kosoven). Projekti synon promovimin e fqinjesise se mire, bashkepunimin nderkufitar ndermjet zonave dhe qytetareve te rajoneve kufitare per te forcuar zhvillimin social-ekonomik, mjedisin dhe trashegimine kulturore.

Nje nder aktivitetet kryesore te ketij projekti te rendesishem eshte ndertimi i rruges Shishtavec – Dragash, teme e takimit te zhvilluar ne Shishtavec midis Delegacionit te Bashkimit Europian dhe paleve perfituese te ketij projekti. Ne takim u diskutua mbi elementet teknik te projektit dhe mundesise per te unifikuar standartet e rruges ne te dyja anet e kufirit.

Gjithashtu, permes ketij projekti mendohet te realizohen:

  1. Ndertimi i vendparkimeve ne te dy anet e pikes kalimit kufitar.
  2. Sistemimi dhe ndriçimi i rrugeve te brendshme te fshatit Shishtavec.
  3. Sinjalistike turistike pergjate aksit rrugor Kukes-Shishtavec.