Promovimi i turizmit malor dhe sportit te skive ne zonen e Shishtavecit

Ne kuader te Promovimit te Turizmit si pjese e Strategjise Kombetare dhe Rajonale, Keshilli i Qarkut Kukes realizoi projektin “PROMOVIMI I TURIZMIT MALOR DHE SPORTIT TE SKIVE NE ZONEN E SHISHTAVECIT” nepermjet nje  aktiviteti dy ditor ne datat 09-10 Mars 2012 ne Shishtavec .

Zona e Shishtavecit eshte nje zone mjaft e njohur per bukurite e saj natyrore, per tradidat e saj ne sporte dhe vecanerisht ne ate te skive , ne fushen e etnografise, ne fushen e gastronomise etj. Kjo ben qe kjo zone te jete atraktive dhe mjaft e pershtatshme per zhvillimin e turizmit malor.

Qellimi i ketij projeti ishte inicimi i elementeve te pare te turizmit malor dhe konkretisht turizmi familjar (guest house) ku rreth 20 shtepi ofruan sherbimin e akomodimit te personave te ftuar ne aktivitet.

Ky project u organizua nga keshilli i Qarkut Kukes me partner Komunen Shishtavec dhe Drejtorine Arsimore Rajonale Kukes

Projekti u mbeshtet financiarisht nga:

Raiffeisen Bank       Sponsor Kryesor

Deputeti i zones Z. Flamur Noka

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Federata kombetare e Sportit te skive

Ne Diten e pare te Aktivitetit per te Ftuarit dhe Banoret e Zones u shtrua nje kokteil mikprites. Me pas u shtrua nje Darke gjate se ciles u be nje Prezantim me nje historik te shkurter per Shishtavecin, karakteristika te dokeve, zakoneve, traditave sportive dhe etnografike, me gatime tradicionale te zones dhe nje ekspoze e veshjeve te krahines

Ne Diten e Dyte u organizua Kampionati i Skive ku konkuruan rreth 82 skiatore vendas dhe te ftuar nga Rrethi i Korces dhe Pukes. Ne dreken e shtruar per te ftuarit u zhvillua dhe cremonia e ndarjes se cmimeve fituese dhe shperblimeve perkatese per fituesit.