"Qytetaria dhe Vullnetarizmi", Projekt në mbështetje të të rinjve

Të rinj nga qytete të ndryshme të vendit dhe Kosova me mbështetjen e organizatës “Rinia në Sipërmarrjen e Lirë” në kuadër të projektit “Qytetaria dhe Vullnetarizmi” zhvilluan një takim me Kryetarin e Këshillit të Qarkut Kukës, z.Ibsen Elezi.

Qëllimi i këtij takimi ishte nxitja dhe përfshirja e të rinjve në proçeset e vendimarrjes dhe çfarë bën pushteti lokal në mbeshtetje të të rinjve.

Në fjalën e tij Kryetari i Këshillit të Qarkut prezantoi para të rinjve nismat që ky institucion ka ndërmarrë për përfshirjen dhe nxitjen e të rinjve, ku mund të permendim:

  1. Takim për nxitjen e bashkepunimit midis institucionit të Këshillit të Qarkut Kukës dhe grupeve rinore përmes projekt-ideve në fushën e politikave sociale, aktiviteteve mjedisore dhe sportive.
  2. Projekt i përbashkët midis International Labor Organization (ILO) dhe Këshillit të Qarkut Kukës,  projekt në zbatim, për punësimin e të rinjve “Adresimi në nivel lokal i sfidës së punësimit të të rinjve”.
  3. Disa evente lokale të Kalendarit të Eventeve Lokale të Qarkut që kanë si qëllim nxitjen e të rinjve në fusha të ndryshme.