Sherbimet e Mireqenies Sociale te Femijeve ne Qarkun e Kukesit.

Keshilli i Qarkut Kukes ne bashkepunim me zyren e Observatorit Kukes organizuan sot me date 28.08.2013 nje takim me te gjithe aktoret lokal te Qarkut Kukes  te cilet punojne ne fushen e mbrojtjes se te drejtave te femijeve. Ky takim u organizua ne kuader te zbatimit te projektit “One Stop Shop” Forcimi i Sherbimeve te Mireqenies Sociale te Femijeve ne nivel rajonal, ne pergjigje te implementimit te politikes se perjashtimit social te femijeve, projekt ky i cili do te financohet nga Unicef dhe do te zbatohet nga Observatori per te Drejtat e Femijeve ne bashkepunim me Keshillin e Qarkut Kukes.

Qellimi i ketij projekti eshte zhvillimi i nje trajtimi gjitheperfshires dhe te qendrueshem per zbatimin e politikave te mireqenies sociale te femijeve, per te parandaluar perjashtimin e femijeve dhe per te siguruar mbrojtjen e te drejtave te femijeve. Gjithashtu ky projekt synon dhe te identifikoje ato raste te abuzimit te femijeve, te cilet sistemi perkates i mbrojtjes nuk i identifikon dot. Ne zbatim te ketij projekti prane Keshilli te Qarkut Kukes do te funksionoje zyra “One Stop Shop Service” e cila do te sherbeje dhe si nje zyre referimi per rastet e femijeve ne rrisk apo raste ku shkelen te drejtat e femijeve.