Shqiperia dhuron - Shporta e Krishtlindjeve per femijet me aftesi te kufizuara

Me date 23.12.2013 ne ambientet e Hotel Gjalices Organizata ALB-AID organizoi aktivitetin “Festojme si gjithe te tjeret-Shporta e Krishtlindjeve per femijet me aftesi te kufizuara” te bashkise Kukes.

Ne kuader te Dites Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut me 5 dhjetor 2013 prezenca e OSBE-se ne Shqiperi nderoi me Çmimin e Vitit Z. Jonuz Kola dhe Z. Fadil Shehu per kontributin e tyre ne promovimin e te drejtave te njeriut, ne veçanti mbrojtjen e te drejtave te personave me aftesi te kufizuara dhe viktimat e minave.

Ne kuader te iniciatives Shqiperia Dhuron fondin qe shoqeron kete çmin Z. Jonuz Kola e ka vene ne dispozicion te mbi 70 femijeve me aftesi te kufizuara te bashkise Kukes per blerjen e shportes me dhurata per festat e fund vitit ne menyre qe tu mundesoje atyre te festojne se bashku si gjithe te tjeret. Ndersa Z. Fadil Shehu fondin qe shoqeron çmimin e tij e ka vene ne dispozicion te Spitalit Rajonal Kukes per blerjen e materialeve per proteza.

Kete aktivitet e nderuan me prezencen e tyre Z. Robert Wilton – Zv/Ambasador i Prezences se OSCE ne Shqiperi, Z. Ibsen Elezi – Kryetar i Keshillit te Qarkut Kukes si dhe Z. Besian Mata – Drejtor i Sherbimit Social Shteteror Kukes te cilet theksuan rendesine qe ka mbrojtja e te drejtave te personave me aftesi te kufizuara si dhe integrimi i tyre ne shoqeri. Kryetari i Qarkut vleresoi bashkepunimin qe ka Keshilli i Qarkut Kukes me Organizaten ALB-AID si dhe premtoi se keto nisma do te mbeshteten dhe ne te ardhmen.

Ne fund te aktivitetit ku artistet e ftuar dhane nje program te shkurter u shperndane dhe dhuratat per femijet e pranishem.