Simbolikat e Qarkut Kukës, Takim mes ekspertëve të rajonit

Në Këshillin e Qarkut Kukës, u mbajt nje takim në lidhje me evidentimin e simbolikave të Rajonit.
Në takim morën pjesë specialistë të fushave të ndryshme si: historianë, etnografë, gjeologë, biologë, piktor etj.

U bënë dy prezantime në lidhje më trashëgiminë kulturore dhe natyrore të rajonit të cilat ndihmuan në diskutimet e specialistëve për evidentimin e simboleve që do e përfaqësojnë Qarkun Kukës në arenën Kombëtare dhe Ndërkombëtare.
Fillimisht u diskutua për prodhimin e tre katalogjeve për: veshjet, tekstilet dhe punët e dorës të cilat do të vihen në funkion të turizmit.

Më pas u diskutua për evidentimin e objekteve që do të jenë sa më përfaqësues për Rajonin. Mendimet dhe diskutimet ishin të shumta dhe u propozuan disa objekte nga trashëgimia kulturore dhe natyrore. Në funksion të kësaj teme do të mbahet dhe një takim tjetër për vazhdimësinë e diskutimeve.