Simpoziumi Historik ne kuader te 100 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise

Keshilli i Qarkut Kukes ne bashkepunim me Drejtorine Arsimore Rajonale Kukes, zhvilloi me date 23 Nentor aktivitetin permbylles te gjithe aktiviteteve te zhvilluara ne kuader te 100 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise.

Ky aktivitet kishte dy komponente te lidhur ngushte me njeri - tjetrin

  • Kontributin e madh te treves tone ne shpalljen e pavaresise si rralle ndonje treve tjeter
  • Nderimin e disa figurave te rendesishme te fushave te ndryshme, qe kane kontribuar dhe nderuar Qarkun tone.

Aktiviteti kishte si pjese te tij prezantimin e kumtesave  te cilat sado pak rikthyen ne memorien tone nje pjese te kontributit te treves tone ne shpalljen e Pavaresise.

Me pas u be nje  prezantim i shkurter per disa figura te shquara  te perzgjedhura nga Keshilli I Qarkut Kukes per kontributin e tyre ne fushat perkatese, shoqeruar me ceremonine e shperndarjes se titujve te nderit.

Aktiviteti u mbyll me nje koktejl te shtruar per nder te pjesmarresve.