“Sipërmarrësit e së nesërmes ” – Studentët prezantojnë idetë e tyre

Në kuadër të projektit “Adresimi në nivel lokal i sfidës së punësimit të të rinjve në Shqipëri”, projekt i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim (SDC) dhe implementuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe UNDP në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Kukës, Filiali i Universitetit të Tiranës në Kukës prezantoi 3 plan bizneset më të mira me temë “Sipërmarrësit e së nesërmes”, si më poshtë:

• Kultivimi i kërmillit dhe tregtimi i tij
• Avin Design
• Ndërtimi i rezervatit për kultivimin dhe tregtimin e peshkut

Gjatë prezantimit studentët u fokusuan në 3 çështje kryesore:

• Pse kishin zgjedhur këto lloje plan biznesesh?
• Si mendonin t’i realizonin ato?
• Cili është tregu i synuar?

Në këtë prezantim ishte prezente dhe Koordinatorja Kombëtare e këtij projekti Znj.Teuta Zejno.