“Sofra Dardane 2014”, Festivali Folklorik i dymbëdhjetë kombëtar

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Kukës dhe Bashkinë e B.Currit organizuan për tre ditë rradhazi festfolkun “Sofra Dardane 2014”, në edicionin e dymbëdhjetë të tij në qytetin e Bajram Currit.

Në këtë festival morën pjesë mbi 500 artistë popullorë, këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë nga të gjitha trojet shqiptare, ku u shpalosën vlerat kulturore dhe etnografike të të gjithë krahinave të Dardanisë.

Në fjalën e tij të rastit, Presidenti i Unionit Artistik i Kombit Shqiptar, z. Azgan Haklaj, falenderoi  artistët dhe pjesëmarrësit duke theksuar rëndësinë shumëdimensionale të këtij festivali në art dhe turizëm

 Kryetari i Këshillit të Qarkut, z. Ibsen Elezi në fjalën e tij përshëndetëse siguroi mbështetjen financiare të Këshillit të Qarkut  për vazhdimësine e kësaj tradite te bukur që bashkon të gjithë shqiptarët.

Ky festival evidentoi gjithashtu individë, grupe dhe ansamble që mbartin vlerat më të spikatura të pasurisë folklorike, ku fitues u shpall grupi nga Presheva.