Takim informues mbi aktivitetin e dlpd3 në qarqet Dibër, Kukës dhe Durrës

Në ambientet e Këshillit të Qarkut Kukës, u mbajt një takim informues mbi aktivitetet e dldp3 (decentralization and local development program), programet e të cilit financohen nga Zyra e Bashkëpunimit Zvicerian në Shqipëri dhe zbatohet nga Helvetas Intercooperation.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të njësive vendore të Qarkut Kukës dhe përfaqësues të institucioneve të administratës shtetërore.

Nga ekspertët e programit u bë një prezantim i përgjithshëm i paketave tematike të mbështetjës së dlpd-ës në fushat e planifikimit strategjik dhe menaxhimit financiar, menaxhimit të mbetjeve urbane, e-qeverisjes, aksesimit të fondeve.

Ky takim është fillimi i një sërë takimesh dhe trajnimesh që do të zhvillohen në periudhën korrik-gusht me fokus katër fusha: Përgatitja e Planit Strategjik të Zhvillimit dhe Buxhetimit Afatmesëm, Menaxhimi i financave publike, Menaxhim i mbetjeve të ngurta dhe në fushën e mardhënieve me publikun dhe e-qeverisjen