Takim konsultativ me shoqërinë civile për Programin IPA-BNK 2014-2020

Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës, z. Ibsen Elezi mori pjesë në takimin konsultativ me shoqërinë civile për Draft programin IPA-BNK (Bashkëpunimi ndër Kufitar) midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Takimi kishte për qëllim prezantimin e Draft Programit të bashkëpunimit ndër kufitar midis Shqipërisë dhe Kosovës si dhe diskutimi i prioriteve të prezantuara në këtë program.