Takim me Agjencine Shqiptare te Zhvillimit te Investimeve, AIDA.

Ne ambjentet e Keshillit te Qarkut Kukes u organizua nje takim me perfaqesues te Agjencise Shqiptare te Zhvillimit, AIDA dhe disa fermere qe ushtrojne bizneset e tyre ne Qarkun e Kukesit.

AIDA prezantoi para pjesmarresve programin e saj, nepermjet te cilit, te pranishmit u njohen me mundesite qe ofron kjo agjenci ne mbeshtetje te bizneseve te vogla dhe te medha.

Per te pranishmit ne takim, prezenca e agjencise dhe ajo cka ofron kjo agjenci per SME-te ne rajonin e Kukesit  ishte me shume interes.

Bashkepunimi me agjencine AIDA do te vijoje me te gjithe bizneset e interesuara qe operojne ne Qarkun e Kukesit.