Takim me grupet rinore për pastrimin e liqenit te Fierzës

Klubi mjedisor pranë  gjimnazit “Havzi Nela”, Ambasadorët e Natyrës, dhe shoqata rinore RSL (Rinia në Sipërmarrjen e Lirë), ishin pjesë  e një takimi me kryetarin e Këshillit të Qarkut Z. Ibsen Elezi. Ky takim u zhvillua në kuadër të vijimit të pastrimit të liqenit të Fierzes, aksion i cili do të vazhdojë edhe këtë javë.  Në këtë aksion pastrimi marrin pjesë edhe drejtues dhe përfaqësues të të gjitha institucioneve të cilët janë tashme pjesë e grupit të punës së planit të veprimit për pastrimin e liqenit.

Grupet rinore u shprehën te gatshëm të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe konkretisht në pastrimin e liqenit ditën e nesërme datë 23.05.2014.

Nga të pranishmit u hodhën edhe shumë ide të tjera për ndërhyrjen dhe përmirësimin e mjedisit në qytetin tonë. RSL  kishte një projekt ide  për publikimin e billbordeve në qytet me foto reale të abuzimit me mjedisin.

Bashkëpunimi me këto grupe do të jetë i vazhdueshëm edhe në javën mjedisore të mjedisit 

1 – 5 qershor.