Takim me grupin e punës për pastrimin e liqenit te Fierzës

Grupi i punës i ngritur pranë Këshillit të Qarkut Kukës, i cili funksionon që nga fillimi i këtij sezoni pastrimi, u mblodh sërish sot për pastrimin e Liqenit të Fierzes. Dita e premte date 04.07.2014, u vendos nga grupi i punës si dita më përshtatshme për aksionin vullnetar për pastrimin e bregut me ndotjen më të madhe, që përfshin të gjithë luginën e Drinit.

Në këtë aksion do të marrin pjesë të gjithë nëpunësit e institucioneve, Klubet Mjedisore si dhe OJF-të e ndryshme si Rinia në Sipërmarrjen e Lirë, etj.

Ftohen të gjithë banoret të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e këtij aksioni, ditën e premte ora 8.30 – 9.00 në sheshin Skënderbej, ku bëhet edhe shpërndarja e vullnetarëve sipas zonave dhe pajisja me mjetet e  pastrimit.