Takim Pune mbi projektin "Adresimi ne Nivel Lokal i Sfides se Punesimit te te Rinjve"

Ne kuader te implementimit te projektit " Adresimi ne Nivel Lokal i Sfides se Punesimit te te Rinjve" ne ambjentet e Keshillit te Qarkut Kukes u zhvillua nje takim mes stafit drejtues te projektit  dhe Kryetarit te Keshillit te Qarkut Kukes. Ne kete takim ishte gjithashtu i pranishem dhe z. Francesco Panzica, Konsulent i Zyres Nderkombetare te Punes.

Qellimi i ketij takimi ishte rivendosja e kontakteve me aktoret lokal, prezantimi i projektit dhe percaktimi i hapave qe do te ndiqen ne vijim per realizimin e objektivave te projektit. Ne kuader te zbatimit te ketij projekti do te hartohet dhe Pakti Territorial i Punesimit te te Rinjve, pergatitja e te cilit do te drejtohet nga Bordi Rajonal i Punesimit i cili eshte nje organ i ngritur me vendim te Keshillit te Qarkut Kukes. Synimi i ketij projekti do te jete gjenerimi i vendeve te reja te punes per te rinjte ne sektore te ndryshem te zhvillimit ekonomik duke ju bashkangjitur natyrisht dhe prioriteteve te Strategjise Rajonale te Qarkut Kukes.