Takim pune me punonjesit e ndertimit te Komunave qe vepron INU-ja

Inspektoriati Ndertimit dhe Urbanistik zhvilloi nje takim pune ku te pranishem ishin punonjesit e ndertimit te Komunave, ne te cilat Keshilli i Qarkut Kukes ka kompetencen e inspektimit si dhe perfaqesuesit e INUK-Dega Kukes.

Takimi u zhvillua ne dy drejtime kryesore:
1. Per trajnimin mbi detyrat kryesore qe ngarkon ligji ne fushen e ndertimit.
2. Per bashkeveprimin dhe komunikimin e vazhdueshem mes INU-se dhe punonjesve te ndertimit te Komunave.

Ne kete takim punonjesit u angazhuan qe te kene bashkepunim me INU-ne dhe INUK-un, qe te evidentohet dhe inspektohet cdo zhvillim pa leje ne territor ne proces ndertimi a te ndertuar ne vitin 2014 me qellim qe te merren masat ligjore perkatese.

U diskutuan dhe çeshtje te tjera qe lidhen me fushen e ndertimit si legalizimet, lejet e ndertimit si dhe me Raportin Vjetor te Zhvillimit te Territorit.