Takim pune ne lidhje me Planin e Veprimit per Integrimin e Femijeve Rome‏.

 

Ministria e Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, UNICEF ne bashkepunim me Keshillin e Qarkut Kukes organizuan takimin e punes per hartimin e dokumentit "Plani i Veprimit per Integrimin e Femijeve Rome 0-6 vjeç". Pjesemarres ne kete takim ishin perfaqesues te institucioneve kryesore, UNICEF dhe OJF lokale te cilat ne fokusin e tyre kane çeshtje qe lidhen me respektimin e te drejtave te femijeve. Plani i Veprimit hartohet ne kuader te perpjekjeve te zhvilluara deri tani per integrimin e popullates rome, dhe specifikisht femijeve ne moshen e zhvillimit te hershem. Te pranishmit ne kete takim diskutuan rreth sfidave dhe problematikave qe lidhen integrimin dhe ofrimin e sherbimeve per kete grupmoshe te komunitetit Rom.

Dokumenti Final do te perfaqesoje nderhyrjet ne nivel lokal, dhe do te bashkerendohet me Planin e Veprimit ne nivel Qendror per te koordinuar nderhyrjet nga aktore te ndryshem qeveritar dhe joqeveritar.