Takim pune për projektin “ Pyllëzimi i Grykës së Vanave ”

Agjensia e Zhvillimit Rajonal pranë Këshillit të Qarkut Kukës, zhvilloi një takim me specialistë të Drejtorisë Rajonale të Pyjeve, Agjensinë Rajonale të Mjedisit, Federatën e Pyjeve dhe Kullotave, si dhe përfaqësues të firmave te Hidrocentraleve që operojnë në Grykën e Vanave.

Në këtë takim pjesëmarrësit u njohën me projektin në fjalë “Pyllëzimi i Grykës së Vanave”, objektivat dhe aktivitetet që do të realizohen gjatë zbatimit të këtij projekti, si dhe u kërkua bashkëpunimi për të dhënat specifike nga specialistët pjesëmarrës të fushës së mjedisit.

Të pranishmit treguan interes për këtë projekt, shprehën gadishmërinë e tyre për të bashkëpunuar, si dhe u bënë pjesë e grupit të punës për realizimin e këtij projekti