Takim rinor për “Rreziqet e punësimit informal dhe të drejtat e të rinjve në punë''

Në kuadër të projektit  të përbashkët “Adresimi  në nivel lokal  i  sfidës  së  punësimit  të të rinjve”, mes Këshillit të Qarkut Kukës dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës  -  ILO, dhe me mbështetjen e Këshillit Rinor Shqiptar, u organizua një takim i hapur mbi “Rreziqet e punësimit informal dhe të drejtat e të rinjve në punë” me të rinjtë e Qarkut të Kukësit.

Takimi kishte si qëllim njohjen e të rinjve me të drejtat e tyre në punë, rreziqet e informalitetit dhe si mund t’i zgjidhin konfliktet e ndryshme në punë.

Në fjalën e tij të rastit, Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës, z.Ibsen Elezi, falenderoi Organizatën Ndërkombëtare të Punës - ILO për mbështetjen që i kanë dhënë rajonit të Kukësit përmes këtij projekti, duke gjeneruar punësim për të rinjtë e këtij Qarku.

Gjithashtu,  z.Elezi, nxiti të rinjtë që të ndërmarrin iniciativa për të ndërtuar një të ardhme të sigurtë dhe të suksesshme.