Takimi i dyte i Bordit Rajonal te Punesimit. "Adresimi ne Nivel Lokal i Sfides se Punesimit te te Rinjve"

Keshilli i Qarkut Kukes, me date 22.05.2013 organizoi takimin e radhes te "Bordit Rajonal te Punesimit", organ ky i ngritur ne kuader te implementimit te projektit "Adresimi ne Nivel Lokal i Sfides se Punesimit te te Rinjve". Ky projekt financohet nga Koorporata Zvicerane per Zhvillim (SDC) dhe zbatohet nga UNDP dhe Zyra Nderkombetare e Punes (ILO) dhe qellimi kryesor i tij eshte nxitja e punesimit nepermjet gjenerimit te vendeve te reja te punes.

Gjate takimit ekspertia kombetare per hartimin e Paktit Territorial te Punesimit ne rajonin e Kukesit Znj. Delina Nano beri prezantimin para anetareve te Bordit Rajonal te Punesimit gjetjet kryesore te audititmit territorial per qarkun e Kukesit si dhe linjave potenciale per Paktin Territorial te Punesimit. Auditimi territorial eshte realizuar nepermjet intervistave ne zona te ndryshme te Qarkut Kukes ku grupet e synuara jane ne nje linje paralele me prioritetet qe ka vendosur qarku per zhvillimin rajonal me theks turizmin, bujqesine, mjedisin, bimet medicianale etj.

Gjate auditimit territorial jane nxjerre dhe konkluzionet kryesore si dhe veprimet konkrete qe do te shoqerojne zbatimin e Paktit Territorial te Punesimit, ku gjithashtu dhe anetaret e bordit dhane mendimet dhe sygjerimet e tyre per fushat ku duhet te nderhyhet ne zbatim te ketij projekti. Takimi i rradhes i Bordit Rajonal te Punesimi do te mbahet ne muajin Qershor.