Takimi i pare i Bordit Rajonal te Punesimit te Qarkut Kukes.

Me date 11.04.2013 ne abientet e Keshillit te Qarkut Kukes u organizua takimi i pare i Bordit Rajonal te Punesimit i cili eshte nje organ i ngritur me vendim te Keshillit te Qarkut Kukes. Bordi Rajonal i Punesimit kryesohet nga Kryetari i Keshillit te Qarkut Kukes  dhe anetaret e ketij bordi jane perfaqesues te institucioneve vendore te tilla si Bashkite, Prefektura,  Zyrat e punes, Inspektoriati i Punesimit, Dhoma e Tregtise, Drejtoria Arsimore Rajonale, Universiteti, si dhe perfaqesues nga OJF-te lokale, Biznesi dhe Shoqeria Civile.

Takim i Bordit Rajonal te punesimit u organizua ne kuader te implementimit te projektit “Adresimi ne Nivel Lokal i Sfides se Punesimit te te Rinjve ne Shqiperi”, projekt ky i financuar nga Kooperacioni Zviceran per Zhvillim (SDC) dhe zbatohet nga UNDP dhe Zyra Nderkombetare e Punes (ILO). Ky projekt ka si qellim nxitjen e punesimit te te rinjve nepermjet gjenerimit te vendeve te reja te punes ne sektore te ndryshem te zhvillimit ekonomik duke ju bashkangjitur dhe prioriteteve te percaktuara ne Strategjine e Zhvillimit Rajonal Kukes si dhe Strategjise Kombetare  Ndersektoriale te punesimit. Ne kuader te zbatimit te ketij projekti do te hartohet dhe Pakti Territorial i Punesimit i cili eshte nje risi institucionale ku aktore te ndryshem lokal ne partneritet me njeri tjetrin bashkeveprojne  ne funksion te objektivave te punesimit. Pakti Territorial i Punesimit do te drejtohet nga Bordi Rajonal i Punesimit. Takimi i rradhes i Bordit Rajonal te Punesimit do te organizohet ne muajin Maj.