Takimi i pare i Oponences mbi Draft Guiden Turistike te Qarkut Kukes

Sot me date 14 maj 2012 u organizua takimi i pare i oponences mbi draftin e Guides Turistike te Qarkut Kukes. Ne takim ishin te ftuar specialiste te fushave te ndryshme dhe OJQ te rrethit te Kukesit  te cilet dhane mendimet e tyre ne lidhje me draftin e pergatitur nga grupi i punes.

Gjate ketij takimi u diskutua struktura dhe sasia e materialit te grumbulluar. Palet pasi komplimentuan punen e bere nga grupi hartues i kesaj draft Guide bene komentet e tyre per ristrukturim te materialit si dhe sugjeruan elemente shtese ne menyre qe te hartohet nje Guide Turistike sa me Atraktive per Qarkun e Kukesit.

Grupi i punes pasi degjoi me shume interes  cdo koment dhe sugjerim te pjesmarresve  mori persiper te pasqyroje ne draft Guide komentet e bera.
Takimi tjeter i rradhes do te jete ne Tropoje ne daten 21 Maj 2012 me specialist te ketij rrethi.